Futbollistët e Kombëtares shqiptare janë bërë protagonistë këtë të shtunë me skuadrat e tyre. Arbër Hoxha ndihmoi Dinamon e Zagrebit për të shmangur humbjen kundër Rijekës, teksa fitoi një penallti në minutat e fundit. Për sulmuesin kuqezi kjo ishte ndeshja e 100-të me skuadrën kroate.
Nazmi Gripshi dha një asist në barazimin 1-1 të Rubin Kazan kundër Akron Toljatit. Mesfushori shqiptar u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes, teksa kërcënoi disa herë portën e kundërshtarëve. Edhe Myrto Uzuni ishte një nga më të mirët në fushën e lojës në barazimin 3-3 që Ostin mori përballë Torontos.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
