ISHP: Vetëm nëse shifrat vijojnë të pësojnë rënie

Në prag të Verës pritet të kemi një lehtësim masash të pandemisë. Por sipas ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik kjo do të ndodhë vetëm nëse shifrat e infektimeve do të vijnë në rënie në muaj në vijim.

“Situata paraqitet më stabël dhe e përmirësuar, por pritet rdhe një rritje e lehtë pas grumbullimeve dhe duke shqyrtuar edhe situaten epidemiologjike mund të merret në shqyrtim për lehtësimin e masave në prag të sezonit të Verës”.

Por edhe pse Vera do të jetë më e qetë, ajo nuk do të kthehet në një Verë normale si vitet e kaluara, prandaj ekspertët rekomandojnë mbajtjen e maskës, distancës dhe higjenën.

“Parashikohet që Vera do të jetë e qetë, por duke respektuar masat, nuk do të ketë Verë të qetë pa respektim masash”.

Prej një muaji e gjysëm, Shqipëria po shënon shifra të ulta infektimesh dhe viktimash nga Covid-19.

Tv Klan