Aktorja e njohur turke, Cemre Baysel, e cila prej kohësh po tërheq vëmendjen e publikut shqiptar si protagoniste e serialit “Lejla” që transmetohet në Tv Klan, ka uruar publikisht për ditëlindje të dashurin e saj Cem Bolukbasi, me një postim në rrjetet sociale.

Romanca e Cemre Baysel dhe Cem Bolukbasi vijon pa u ndalur. Aktorja e famshme udhëtoi së fundmi në Dubai për të mbështetur të dashurin e saj, pilotin kombëtar të garave, duke u siguruar që ai të mos ishte vetëm.

Ndërsa çifti vazhdon të publikojë postime romantike në rrjetet sociale, i fundit erdhi nga Cemre Baysel. “Lejla” e uroi të dashurin e saj me një postim ku shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen, sybukuri im.”