Një tërmet me magnitudë 4.9 goditi Francën perëndimore mëngjesin e kësaj të premteje. Lëkundjet u ndjenë deri në Bordeaux në jug dhe në Normadi, në veri.

Sipas shërbimit sizmik kombëtar, epiqendra e tërmetit, që ra në orën 6:50, ishte pranë qytezës së Bressuire.

Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për dëme, megjithatë lëkundjet ishin të forta dhe u ndjenë nga shumë njerëz, duke shkaktuar shqetësim. Tërmeti u ndje në qytete të shumta, si Le Mans, Nantes, Rennes, Caen etj.

Banorët e zonave rurale thanë se shtëpitë e tyre u lëkundën për të paktën 15-20 minuta, pas rënies së tërmetit. Duke folur për The Sun, një banore në Cholet tha se i kishte ndjerë lëkundjet rreth orës 8:50, 2 orë pas tërmetit fillestar që ndodhi të Bressuire.

Një tërmet me magnitudë të tillë konsiderohet i moderuar, por relativisht i rrallë në Francë, shtëpi e shumë ndërtesave historike, të cilat nuk janë të dizenjuara për të përballuar aktivitet të fortë sizmik.

Popullsia në zonën e prekur nga tërmeti përllogaritet të jetë rreth 7.5 milionë./tvklan.al