Në 31 Mars, këngëtarja Fifi kishte ditëlindjen dhe drejtuesi i  programit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea vendosi t’i bënte një surprizë.

Ai i shkruajti një letër, të cilën e shoqëroi me një buqetë me lule dhe e dërgon në shtëpinë e këngëtares.

Letra e Ardit Gjebreas për ditëlindjen e Fifit:

E dashur Fifi sot është dita që nëna dhe babi yt të kanë bekuar, por jo vetëm ata, të gjithë ne që të duam fort. Të duam se ti na jep veten në muzikën tënde ashtu siç je, siç e ndjen, na jep veten me zemrën e pastër dhe dashuria jote na mbështjell, me ndjësitë unike që ti di të na përcjelllësh.

E di, sot do doje të kishe pranë familjen tënde, të merrje mirëmëngjesin që të ka zgjuar që fëmijë, të merrje puthjen e nënës dhe babi të ndjente puthjen tënde, por ti as nuk shkon dot dhe as ata nuk vijnë. Por na ke ne dhe na konsidero familjen tënde, muzika jote fjala jote, emocioni yt janë dhurata jote më e bukur sa herë ti vibron në krijim. Ndaj sot kjo duket thjesht një buqetë me lule, por në fakt është përqafimi i familjes tënde, është dashuria jonë për ty, është duartrokitja e një publiku që nuk ngopet me artin tënd. Vazhdo kështu, të duam fort. Arditi”! /tvklan.al