Granit Xhaka i dha Kupën e Gjermanisë Bayer Leverkusen me një goditje të pakapshme në sfidën kundër Kaizerslautern.

Aspirinat e mbyllën këtë sezon me dopietë titujsh, ndërsa u shpallën edhe kampionë të Bundesligës.

Xhaka realizoi golin e fitores me një gjuajtje nga distanca në minute e 16.

Kaizerslautern edhe pse ishte në superioritet numerik, pasi Kosunu u ndëshkua me karton të kuq pak para përfundimit të pjesës së parë, nuk arriti ta shfrytëzonte.

Leverkuzen e fiton këtë trofe për herë të dytë në histori.

Një sezon perfekt për ekipin e Shabi Alonsos që të vetmen humbje në 53 takime e pati kundër Atalantës në finalen e Ligës së Europës. në shtëpi, skuadra ishte e pamposhtur.

Shabi Alonso bëhet njeriu i tretë në histori që fiton si Bundesligën ashtu edhe kupën, si lojtar, e pastaj si trajner.

Klan News