34 ndeshje pa humbje në të gjithë aktivitetet, pasi fitoi 2 – 0 derbin me Koln. Bayer Leverkusen po thellon rekordin e pathyeshmërisë për një ekip gjerman. Skuadra e Xabi Alonso është perfekte pasi ka shënuar 99 gola në këto sfida.

Në kampionat Bayer Leverkusen kryeson 10 pikë i shkëputur nga Bayren Munchen, por për Granit Xhakën duhet qëndruar me këmbë në tokë, pasi përvoja e tij ku luante me Arsenal ka treguar se duhet durim.

“Është një diferencë e mirë dhe duhet të krenohemi për këtë, por asgjë s’ka mbaruar. Po flas për atë që kam kaluar vetë, ku ishim në të njëjtën diferencë pikësh me rivalin dhe nuk e fituar kampionatin. 10 pikë janë shumë si diferencë, por kemi edhe 10 ndeshje që do të thotë 30 pikë në dispozicion, prandaj asgjë s’ka mbaruar”, tha Xhaka.

Bayer Leverkusen synon titullin kampion në Gjermani për herë të parë prej vitit 2011. Leverkusen është në garë edhe në Kupën e Gjermanisë dhe Europa League.

Tv Klan