Lewis Hamilton është penduar që nuk ka pranuar ofertën e Tom Cruise për të  luajtur një rol në  filmin ‘Top Gun: Maverick’. Aktori dhe ylli i Formula 1 kanë një miqësi të  ngushtë, e cila ka nisur që nga  viti 2014. Ata janë njohur në xhirimet e filmit “Edge of Tomorrow”, ku ylli i Hollivudit ka ftuar edhe shoferin e Mercedesit.

“Së pari, nuk kisha pasur asnjë orë mësimi në  aktrim dhe nuk dëshiroja të isha unë ai që do të zhgënjeja publikun për këtë film”, është shprehur piloti i Formula 1 në një intervistë për revistën GQ.

Pavrasisht se Hamilton refuzoi kërkesën, miqësia me Tom Cruise vazhdon. 39-vjeçari po punon si producent në filmin e ri të regjisorit Joseph Kosinski dhe me protagonist aktorin Brad Pitt.

7 herë kampioni i botës ka ndihmuar kineastët gjatë procesit të xhirimeve me këshillat e tij.

Klan News