E kthyer në një traditë të përvitshme, në Lezhë u festua “Dita e Shtegtarit”.

E nisur në vitin 2006 festa zhvillohet çdo 15 gusht dhe prej vitesh i kushtohet atyre që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, por që vazhdojnë të ruajnë lidhjet me familjen, vendlindjen dhe traditat.

Emigrantët e kthyer për pushime pranë familjeve dhe qytetarë të shumtë lezhjanë mbushën sheshin “Gjergj Kastrioti.”

Muzika, aktivitetet kulturore dhe atmosfera festive shoqëruan mbrëmjen.

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, e cilësoi “Ditën e Shtegtarit” si një prej festave më të rëndësishme për qytetin, e cila përmbyll edhe 15 netët me aktivitete artistike dhe kulturore të zhvilluara në sheshin qendror.

“Dita e Shtegtarit” synon të forcojë lidhjet mes diasporës dhe vendlindjes, duke e kthyer Lezhën në një pikëtakim për emigrantët që rikthehen çdo verë në qytetin e tyre.

/tvklan.al