“Dita e shtegtarëve”, një moment kujtese për të gjithë emigrantët, tashmë është kthyer në traditë për qytetin e Lezhës.

Me mijëra emigrantë dhe turistë të shumtë pushtuan sheshin “Gjergj Kastrioti”, duke festuar mes miqsh deri në mesnatë.

Festës iu bashkuan edhe qytetarë të ardhur nga qytete të tjera të Shqipërisë.

Bashkia e Lezhës organizon çdo vit aktivitete të shumta në këtë periudhë për ta kthyer 15 gushtin në një ditë simbol të gjithë atyre që janë larguar nga atdheu.

“Kjo është një ndër ditët më të rëndësishme të këtij qyteti, pasi kulmon dita e qytetarëve me atë të emigrantëve që kthehen me pushime. Kemi 15 ditë që e kemi mbushur këtë shesh me aktivitete të ndryshme. Pjesëmarrësit shtohen çdo vit”, u shpreh kryebashkiaku Pjerin Ndreu.

Kjo e premte shënoi dhe përmbylljen e dy javëve aktivitete që janë mbajtur çdo natë në shesh duke mbledhur mijëra qytetarë, vizitorë dhe emigrantë.

Klan News

/tvklan.al