Banka Botërore rialokoi 34 milion dollarë nga një projekt shëndetësor për programin e vaksinimit

Libani ka marrë grupin e parë të vaksinave Covid-19,  një ndihmë nga Banka Botërore. Rreth 28,500 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech zbritën në aeroportin e Beirut .

Qeveria ka porositur 2.1 milion doza të cilat do të mbërrijnë gjatë gjithë vitit. Mjekët shpresojnë se kjo do të lehtësojë presionin mbi spitalet, të goditura gjatë vitit të kaluar nga një krizë financiare si dhe pandemia e cila tanimë po regjistron nivelet më të larta të infeksionit. 

Në operacionin e saj të parë që financon blerjen e vaksinave Covid-19, Banka Botërore rialokoi 34 milion dollarë nga një projekt ekzistues shëndetësor në Liban për të ndihmuar fillimin e programit të vaksinimit. 

Autoritetet kanë bërë të ditur se punonjësit shëndetësorë dhe të moshuarit do të jenë në rradhë të parët për të marrë vaksinën. Ministri i shëndetësisë Hamad Hassan është shprehur se kjo është një ëndërr e vërtetë që do të mundësojë vaksinimin masiv të popullsisë.

Duke qenë se vendi kohët e fundit është përfshirë nga një vafëri, papunësi dhe reçesion, Libani  është pjesë e skemës Covax dhe qeveria është në bisedime e sipër për të marrë 1.5 milion doza të vaksinës AstraZeneca.

Gati një muaj në një bllokim të rreptë që ka ndërprerë jetesën dhe ka nxitur protestat, qeveria filloi heqjen e disa kufizimeve këtë javë. 

Shumica e bizneseve janë të mbyllura dhe një shtetrrethim 24-orësh mbetet në fuqi.

Shumë spitale janë janë duke u përballur me mungesën e medikamenteve dhe aparaturave për shkak të krizës financiare që ka përfshirë vendin.

Klan News