Libri i Britney Spears ‘The Woman In Me’ do të përshtatet  për film.

Lajmin e ka konfirmuar këngëtarja amerikane në rrjetet sociale ndërsa mësohet se shumë kompani kanë kërkuar që ta bëjnë këtë libër të suksesshëm një prodhim për ekranin e madh.

Kjo vepër ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm që nga publikimi i tij dhe ka shitur mbi 2.5 milionë kopje vetëm në SHBA dhe një milion kopje në mbarë botën që  në javën e parë në librari.

Në libër këngëtarja e njohur ndau  disa informacione të rëndësishme nga karriera dhe jeta e saj personale. Ylli i muzikës pop ka lënë të kuptohet se pritet të dalë një vëllim të dytë të librit të saj me kujtime.

Klan News