Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Teza e Shqipërisë së Madhe dhe spekulimi historik rreth saj, kanë qenë motivet që kanë shtyrë Ministrin e Jashtëm Paskal Milo, në botimin e librit të tij të fundit “Shqipëria e Madhe mes trillimit dhe realitetit”, të shpërndarë dje në mjediset diplomatike dhe media. Përmes një analize të shtrirë në planin historik, shefi i diplomacisë dhe historiani Paskal Milo, ka bërë një përmbledhje të origjinës, shkaqeve dhe aktorëve të nacionalizmit shqiptar.

Ministri i Jashtëm Milo nënvizon qartë diferencën që ekziston mes tezës së Shqipërisë së Madhe, si produkt i spekulimit të qarqeve dhe politikave kryesisht të vendeve fqinje në çështjen shqiptare dhe përmasat e saj reale në Ballkan./tvklan.al