Liderët evropianë mblidhen këtë të enjte në një samit informal dyditor në Nikozia të Qipros, ku një pikë e rëndësishme e diskutimeve pritet të jetë mbrojtja e përbashkët. Mikpritësit qipriotë kanë hedhur për shqyrtim aktivizimin operativ të Nenit 42.7, i konsideruar si “Neni 5 Europian i NATO-s”, për të krijuar një mekanizëm mbrojtjeje kolektive pavarësisht aleancës transatlantike, funksionimi i së cilës është vënë në dyshim nga presidenti amerikan Donald Trump.
Në këtë samit merr pjesë fizikisht edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas herëve të kaluara kur ishte i pranishëm vetëm online. Ardhja e tij pason heqjen e vetos nga Hungaria, çka i hap rrugën miratimit përfundimtar të kredisë prej 90 miliardë eurosh për Kievin. Zelensky synon gjithashtu të përshpejtojë negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian.
Pjesë e drekës së punës të së premtes do të jenë edhe liderët e rajonit, përfshirë presidentët e Egjiptit, Libanit, Sirisë dhe Princin e Kurorës jordaneze. BE kërkon një dialog intensiv me këto shtete për të ulur tensionet në Liban dhe për të adresuar krizën energjetike. Pas bllokimit të Hormuzit nga Irani, kostoja e naftës për Evropën është rritur me 24 miliardë euro në vetëm shtatë javë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
