Këto filmime ku shfaqet Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, duke u tallur me aktivistët paqësorëe prangosur dhe të gjunjëzuar të flotiljes humanitare për Gazën, kanë shkaktuar një valë të ashpër reagimesh në Evropë.
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Kosta e quajti të papranueshme, sjelljen e ministrit të ekstremit të djathtë.
Ministri i Jashtëm i Francës njoftoi thirrjen urgjente për sqarim të ambasadorit izraelit në Paris, duke i cilësuar veprimet e Ben-Gvir si plotësisht të papranueshme.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se është e patolerueshme që protestuesit evropianë t’i nënshtrohen një trajtimi që u ul dinjitetin.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez kërkoi zyrtarisht që ministrit izraelit t’i ndalohet hyrja në të gjithë hapësirën e Bashkimit Evropian.
Polonia dhe Greqia dënuan me forcë ngjarjen, thirrën diplomatët izraelitë dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm e pa vonesë të qytetarëve të tyre.
Ndërkohë, Turqia dhe Spanja kanë nisur menjëherë operacionet e posaçme ajrore për riatdhesimin e dhjetëra aktivistëve të ndaluar nga autoritetet izraelite.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 