Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, është kthyer në atdhe pas më shumë se 10 muajsh në ekzil.

Ajo u prit nga mijëra njerëz, ndërsa rrugët e kryeqytetit Karakas ishin mbushur nga përkrahësit e saj.

Venezuela drejtohet nga një presidente në detyrë që pas rrëzimit të Nicolas Maduro, ndërsa ende nuk është shpallur një datë për zgjedhjet.

Sipas një burimi për Reuters, kthimi i Machados ishte koordinuar me qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Panamasë dhe Kolumbisë.

I njëjti burim shtoi se Trump e kishte miratuar rikthimin e saj dhe ishte i informuar për këtë zhvillim.

Machado fitoi Nobel për Paqen në vitin 2025 dhe më pas e ndau këtë çmim me presidentin amerikan Donald Trump.

/tvklan.al