Charlie Kirk ka pasur një lidhje të fortë me komunitetin serb në Çikago. Ai ishte pjesë e një ekipi basketbolli dhe madje thirrej “Kirkeviç”.

Vrasja e aktivistit konservator Charlie Kirk ka tronditur SHBA-në. 31-vjeçari, një aleat i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, i cili ndihmoi në rritjen e popullaritetit të Partisë Republikane te të rinjtë gjatë zgjedhjeve në vitin 2024, u vra me armë nga një snajper i vendosur në një çati më 10 shtator, ndërsa ishte duke folur gjatë një eventi në një kampus universitar ku merrnin pjesë 3 mijë persona.

Përveç impaktit të madh në SHBA, kjo ngjarje pati jehonë anembanë botës, si edhe në Evropë. Në gazetën serbe Informer u publikua një artikull me titullin: Charlie Kirkeviç! Aleati i ri i Trump ishte i lidhur ngushtë me serbët nëpërmjet basketbollit.

I ndjeri, gjatë rinisë së tij, ka qenë pjesë e skuadrës serbe të basketbollit “Ilina White Eagles”. Madje ai thirrej nga shokët e tij, kryesisht serbë, si “Ševa Kirkević”.

Në një intervistë të dhënë më herët, Kirk kishte thënë: Jam rritur në Çikago me shumë serbë. Kam një dobësi për serbët. Ata janë të mrekullueshëm. E di të sharën më të keqe në serbisht dhe nuk do ta them në emision, sepse Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) do të gjente një mënyrë për të më ndëshkuar.

I dyshuari për vrasjen e Kirk është 22-vjeçari Tyler Robinson, i cili u arrestua 33 orë pas ngjarjes.

Klan News

/tvklan.al