Dy ndeshjet e para për fazën “play off” në Ligën e Kombeve, nuk prodhuan surpriza sa i përket rezultateve.

Gjeorgjia triumfoi 3-0 ndaj Armenisë në transfertë, duke hedhur një hap të sigurt drejt sigurimit të qëndrimit në Ligën B. Sfida e kthimit do të luhet në Tbilisi dhe nuk pritet të ketë shumë histori.

Fitore të rëndësishme mori edhe Turqia, që fituan 3-1 në shtëpi ndaj Hungarisë. Kombëtarja turke merr fitore të madhe dhe afrohet me kualifikimin për në Ligën A.

Në krahun tjetër, Hungaria me këtë humbje është pranë rënies në Ligën B. /tvklan.al