Kosova ka pësuar një disfatë 3-0 në transfertë ndaj Irlandës, duke mbyllur kështu rrugëtimin e saj në fazën e grupeve të Ligës B në Ligën e Kombeve.
Ndeshja mori një kthesë negative për “Dardanët” pas rreth gjysmë ore lojë, kur Kreshnik Hajrizi u ndëshkua me karton të kuq pas prekjes së topit me dorë në vijën fatale, duke shkaktuar një penallti të kthyer në gol nga Parrott.
Sulmuesi irlandez dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë me një tjetër penallti të shkaktuar nga portieri Muric, ndërsa Moylan vulosi rezultatin përfundimtar 3-0 në minutën e 75-të.
Me këtë humbje, Kosova mbetet në kuotën e 6 pikëve duke u renditur e treta në grup, pas Austrisë që u kualifikua si lidere me 12 pikë dhe Irlandës që shkon në “play-off” me 8 pikë, ndërsa Izraeli bie një ligë më poshtë. Kjo disfatë ka një kosto të lartë për ekipin dardan, pasi i heq mundësinë për një vend në vazon e dytë për shortin e kualifikueseve të “Euro 2028”.
Ndërkohë, në duelet e tjera të mbrëmjes në Ligën e Kombeve, Norvegjia dhe Portugalia regjistruan fitore dramatike me përmbysje 2-3 në transfertë ndaj Danimarkës dhe Uellsit. Për sa u përket takimeve të Ligës B, Bosnja dhe Ukraina fituan në shtëpi përkatësisht ndaj Rumanisë dhe Gjeorgjisë.
Nga ana tjetër, sfidat Poloni-Suedi, Izrael-Austri dhe Hungari-Irlandë e Veriut përfunduan të gjitha me rezultatin e barabartë 1-1.
/tvklan.al












Botërori 2026 
