Dita e shtunë mbetet pushim. Paraditen e së premtes trajneri Rolando Maran do të publikojë listën zyrtare të lojtarëve, duke ndryshuar programin nga njoftimi paraprak. Në nëntor Kombëtarja shqiptare ka dy sfida në horizont: kundër Finlandës dhe Bjellorusisë.

Rikthimi i Etrit Berishës nuk shkoi siç duhej, por italiani do t’i besojë sërish portierit veteran që po kalon një formë të mirë në Suedi. Gjithashtu veshët janë nga stafi mjekësor i AEK-ut, i cili do të vendosë nëse Strakosha do të jetë në dispozicion të ekipit kombëtar apo do të kursehet edhe në këto dy sfida.

Në mbrojtje nuk pritet të ketë shumë ndryshime, ndërsa Ivan Balliu e ka mbyllur me ekipin kombëtar për shkak të lëndimeve të shpeshta që e kanë detyruar që kohët e fundit të luajë edhe me injeksione. Në mesfushë një emër që do të rikthehet është ai i Qazim Laçit, ndërsa teknikun e gëzon forma e mirë e Muçit, Manajt apo Seferit që po shënojnë rregullisht në Turqi.

Në orën 12:00 trajneri Maran do të shpallë edhe listën me lojtarët e grumbulluar dhe menjëherë më pas do të zhvillojë konferencën për shtyp me gazetarët. Kuqezinjtë do të luajnë me Finlandën më 12 nëntor, në një stadium që do të jetë i mbushur plot, ndërkohë me Bjellorusinë në Budapest, FSHF ka marrë lajmin që takimi do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit që ka marrë kombëtarja e Bjellorusisë nga UEFA.

Të dyja ndeshjet do të transmetohen nga televizioni Klan.

Klan News

/tvklan.al