Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Dritan Nanon dhe Dorjan Alian. Ata akuzohen për dhunën e ushtruar në mëngjesin e datës 29 Maj ndaj avokatit Sokol Mëngjesit. 

Për këtë ngjarje vazhdojnë të jenë në kërkim Drivald Alia, Elton Kasa dhe Romario Tabaku. Sipas hetimeve sulmi u organizua nga Dritan Nano. Mëngjesi ishte përfaqësues ligjor i 8 trashëgimtarëve të një prone në Tiranë në procesin  gjyqësor të fituar në Shkallën e Parë dhe në Apel. Nano nuk ka pranuar t’i jap përfitimin avokatit Mengjesi siç ishte shkruar dhe në kontratën e shërbimit.

Sipas hetimeve 3 persona morën pjesë në dhunimin e avokatit ndërsa personi i 4 i ka larguar nga vendi i ngjarjes. Para gjykatës Dritan Nano ka mohuar që të jetë ai porositësi i dhunës, ndërsa Dorjan Aliaj ka pranuar që mori pjesë në sulmin ndaj avokatit.

Sokol Mëngjesi u zgjua nga koma disa ditë më parë dhe është ende në fazë rikuperimi në një spital të Athinës.

Klan News