Saif al-Islam Gaddafi, djali i dytë i ish-diktatorit Muammar Gaddafit, raportohet se është liruar nga burgu pas një amnistie të shpallur nga qeveria në Libi.
BBC raporton se djali i diktatorit të vdekur u lirua nga brigada e Abu Bakr al-Sadiq, një milici e ish-rebelëve që kontrollonin qytetin e Zintanit në Libinë Perëndimore.
Mediat lokale thonë se Saif al-Islam Gadafi është liruar mbrëmjen e së premtes, por nuk është shfaqur në publik. Grupi i milicisë që liroi djalin e ish-diktatorit libian, tha se po vepronte me një kërkesë të qeverisë së përkohshme.
Saif al-Islam Gadafi qëndron në paraburgim që nga nëntori i vitit 2011, ndërsa në vitin 2015 ai është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Tripoli për krime lufte.
/tvklan.al












Botërori 2026 
