Përhapja e virusit “mpox” apo e njohur si lija e majmunit përbën tashmë një emergjencë shëndetësore globale, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ky virus është i përhapur gjerësisht në Afrikë, sidomos në Kongo. Por së fundmi gjetja e një rasti në Suedi ka ngritur alarmin edhe në Europë. Po kështu, edhe SHBA ka ngritur alarmin shëndetësor.

Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për plan masash që të parandalohet përhapja.

Por a jemi përballë një tjetër pandemie pas asaj të Covid-19?

Sipas Associated Press, kjo duhet e pamundur. Pandemitë, të tilla si Covid-19 apo gripi i derrit, përhapen përmes ajrit dhe kanë virulencë të lartë.

Ndërkohë, transmetimi i virusit “mpox” transmetohet nga njeriu tek njeriu përmes kontaktit me lëkurë të personave të infektuar apo kontaktit të afërt në një distancë të shkurtër. Më rrallë nga objektet e kontaminuara.

Në krahasim me koronavirusin, “mpox” përhapet shumë më ngadalë. Ndryshe nga pandemia e Covid-19, për “mpox” ka vaksina dhe trajtime me medikamente.

Ne kemi atë që na duhet për ta ndaluar mpox. Kjo nuk është e njëjta situatë me të cilën u përballëm në fillim të Covid-19, kur nuk kishte vaksina dhe ilaçe”, thotë Dr.Chris Bearer, drejtor i Institutit për Shëndetin Global i Universitetit Duke.

96% e rasteve me linë e majmunit janë të regjistruara në Kongo, një nga vendet më të varfëra në botë.

/tvklan.al