Ekipi i Pochettino tregon limitet, Ramos e Donnarumma shpresë për ndryshim

Humbja e Superkupës së Francës ka lëkundur jo pak pozitat e trajnerit, Maurizio Pochettino në krye të pankinës së Paris Saint-Germain. Tekniku argjentinas, i cili vetëm pak ditë më parë zgjati bashkëpunimin në kryeqytetit francez nuk po arrin të ndërtojë një skuadër solide në ‘Parc de Princ’ edhe pse emrat në letër janë bombastikë.

Lille ndërpreu ecurinë fantastike të PSG në Superkupën e Francës, duke zbritur nga froni nënkampionët e vendit që në 8 edicionet e fundit të kompeticionit ia kishte arritur të ngrinin lart trofeun e parë të sezonit. PSG nuk ka treguar një nivel të lartë në 6 sfidat e luajtura deri më tani, duke grumbulluar 3 fitore dhe 2 barazime në duelet miqësore, ndërsa në sfidën më të rëndësishme pësoi humbje minimale.

PSG ka shënuar në total 11 gola dhe ka pësuar 6 gola, me një mesatare prej thuajse 2 gola të shënuar për ndeshje dhe të paktën një gol të pësuar. Ecuri që mund të rregullohet me aktivizimin e një eksperti si Sergio Ramos, por edhe me një gardian kampion Europiane si Gianluigi Donnarumma.

Pochettino-s i duhet të presë edhe pak, ndërsa tifozëve të besojnë se PSG e së ardhmes nuk do të jetë aspak si kjo e ditëve të fundit.

Klan News