Roberto Mancini po përgatit listën e tij të parë në rikthimin si trajner i Italisë për katër sfidat e radhës në Ligën e Kombeve.

Për shkak të dëmtimeve të shumta në mbrojtje e sulm, tekniku pritet të ftojë disa emra të rinj. Ndër pikat më interesante është sulmuesi Mohamed Ali Zoma, i cili po shkëlqen në Gjermani me fanellën e Nurenbergut, ku sezonin e kaluar shënoi pesë gola në 31 ndeshje, ndërsa këtë edicion numëron pesë gola në pesë ndeshje.

Po ashtu, mesfushori i Cagliari-t, Alessandro Romano, ka zgjedhur të përfaqësojë Italinë duke lënë Zvicrën.

Një tjetër risi pritet të jetë mbrojtësi Michael Kayode, i njohur në Premier League për rivëniet e tij të gjata anësore. Në listë mund të përfshihet edhe portieri i ri Massimo Pessina pas debutimit të tij të fundit në Serie A.

Për sa u përket lojtarëve të Italisë U-21, ata do të mbeten në dispozicion të trajnerit Silvio Baldini. Këto grumbullime synojnë të sjellin energji të reja te kombëtarja italiane pas mungesave të bëra publike.

/tvklan.al