Një vogëlushe britanike ka rifituar dëgjimin pasi është personi i parë në botë që provoi një kurë të re eksperimentale të terapisë gjenetike.

Opal  Sandy, 18-muajshe, lindi totalisht e shurdhër për shkak të neuropatisë dëgjimore që ndërpret impulset nervore nga veshi i brendshëm në tru.

Dëgjimi i saj tani është thuajse normal dhe mund të përmirësohet pas trajtimit që u krye në spitalin Addenbrooke në Kembrixh. Kreu i këtij eksperimenti, Manohar Bance tha se rezultatet ishin “më të mira se sa prisnin apo shpresonin” dhe uron që mjekët të arrijnë të kurojnë persona të tjerë me këtë lloj problemi.

Vogëlushes iu injektua gjeni funksional në veshin e djathtë përmes një ndërhyrjeje të kryer në shtator. Trajtimi u krijua nga firma bioteknologjike Regeneron. Prindërit e  saj  unë re ndryshime në vetëm 4 javë dhe përmirësimet ishin të dukshme pas 24 javësh.

Jo dhe James thanë se “u shtangën” kur ajo reagoi ndaj zhurmave në shtëpi pa pajisjen e dëgjimit.

Mendova se ishte ndonjë lëvizje drite që i tërhoqi vëmendjen, por më pas e përsërita disa herë”, tha nëna e saj. Prindërit thonë se tani Opal ka qejf zhurmën e mjeteve të ngrënies në tavolinë dhe luan me lodra me perkusion  apo kuba druri.

“Herën e fundit na thanë se ajo ka dëgjim thuajse normal. Reagimet vinin tek 25-30 decibel. Dëgjimi normal klasifikohet te 20 decibel, kështu që nuk është shumë larg. Më parë, ajo nuk dëgjonte fare”.

Neuropatia dëgjimore shkaktohet nga një mosfunksionin i gjenit OTOF që prodhon proteinën otoferlin dhe mundëson që qelizat të komunikojnë me nervin e dëgjimit. Trajtimi që u aplikua te Opal është zhvilluar posaçërisht për mutacionet  e OTOF dhe rezultatet pozitive po shihen edhe te një fëmijë tjetër.

Eksperimenti ka tri faza, me tre fëmijë të shurdhër, përfshirë Opal që do u injektohet një dozë e vogël në njërin vesh. Kjo do të përsëritet me tre fëmijë të tjerë. Nëse gjithçka shkon mirë, disa fëmijëve do u injektohet doza në të dy veshët njëkohësisht.

18 persona nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Spanja po rekrutohen dhe do të ndiqen për pesë vjet./tvklan.al