Lini është një nga fshatrat më të vjetër dhe më të bukur të Shqipërisë, i vendosur buzë Liqenit të Ohrit, si një perlë që bashkon historinë, bukurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.
Zbulimet arkeologjike nëntokësore dhe nënujore kanë vërtetuar se aty ndodhet vendbanimi më i vjetër palafit në Europë, që daton 8000 vjet më parë.
Gjetjet përfshijnë qeramikë, dru të lashtë, farëra dhe mbetje kafshësh që dëshmojnë jetën e bujqve të parë në kontinent.
Studiuesit nga Shqipëria, Zvicra dhe vende të tjera po dokumentojnë me kujdes çdo element për të rindërtuar jetën e hershme të banorëve.
Ndërkohë, vetë fshati, me shtëpitë prej guri dhe rrugicat me kalldrëm, ruan një magji që e bën unik për vizitorët, të cilët sa vijnë e bëhen më të shumtë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
