Magjia e Lionel Messi-t vijon të dhurojë emocione në MLS. Tetë herë fituesi i Topit të Artë ishte i jashtëzakonshëm për Inter Miami në përmbysjen 3-1 përballë Nashville. Argjentinasi shënoi dy herë dhe regjistroi asist në këtë 90 minutësh të nisur në malore, por të përfunduar në m

ënyrë spektakolare gjithnjë nën diktatin e 36-vjeçarit.

Pasi u gjend në disavantazh të një goli, Inter Miami arriti të rikthejë ekuilibrat. Ishte Messi ai që shënoi 1-1, pas një aksioni individual, teksa shfrytëzoi në maksimum topin e mbetur në zonën e vogël për të shënuar. Në fundin e pjesës së parë, argjentinasi asistoi për Sergio Busquets, me Inter Miami që përmbysi gjithçka.

Goli i dytë i Messit erdhi nga penalltia në fund të pjesës së dytë për të vulosur edhe rezultatin përfundimtar në 3-1. 36-vjeçari argjentinas ngjitet kështu në kuotën e 7 golave dhe 3 asistimeve, ndërsa Inter Miami shijon fitoren e dytë radhazi për herë të parë këtë sezon. Tre pikësh që i ngjit në krye të konferencës së Lindjes, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar karshi rivalëve më të afërt.

Klan News