Lionel Messi shkruan historinë në Kupën e Botës. 8 herë fituesi i Topit të Artë ka hyrë edhe më thellë në historinë e futbollit botëror pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme me Argjentinën, duke vendosur një sër rekordesh fenomenal.
Kapiteni argjentinas realizoi tre gola kundër Algjerisë në fitoren 3-0 dhe u konfirmuar si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Me “hat-trick”-un e tij, Messi barazoi rekordin e legjendës gjermane Miroslav Klose për më shumë gola të shënuar në historinë e Kupës së Botës, duke arritur kuotën e 16 golave në këtë turne.
Ai gjithashtu barazoi rekordin e Kloses për më shumë fitore në Kupën e Botës, me 17 triumfe në karrierë. Në moshën 38 vjeç e 357 ditë, Messi u bë lojtari më i vjetër që ka realizuar një “hat-trick” në historinë e Kupës së Botës. Rekordin e mëparshëm e mbante Cristiano Ronaldo, i cili ishte 33 vjeç e 130 ditë kur shënoi tre gola ndaj Spanjës në vitin 2018.
Gjithashtu, tre golat ndaj Algjerisë vlejnë edhe në nivel continental, pasi tashmë Messi golashënuesin më të mirë të Amerikës së Jugut në Kupën e Botës. Ai kaloi legjendën braziliane Ronaldo Nazario, i cili kishte 15 gola në këtë kompeticion.
Messi tashmë kryeson listën e golashënuesve argjentinas në Kupën e Botës me 16 gola, duke lënë pas Gabriel Batistutën me 10, Diego Maradonën dhe Guillermo Stabile me nga 8, Mario Kempes me 6 dhe Gonzalo Higuain me 5 gola.
Një tjetër rekord erdhi nga goditjet nga distanca. Dy prej golave të tij në Kansas City ishin nga jashtë zonës, duke e çuar në gjashtë numrin e golave të tillë në Kupën e Botës. Kështu, Messi tejkaloi rekordin e brazilianit Rivellino, i cili kishte pesë realizime nga distanca.
Kapiteni i Argjentinës është gjithashtu lojtari i vetëm që ka marrë pjesë në gjashtë edicione të Kupës së Botës. Ai ka lënë pas emra si Antonio Carbajal, Lothar Matthaus, Rafa Marquez dhe Andres Guardado, ndërsa në këtë nivel do të jenë edhe Cristiano Ronaldo e Luka Modriç.
Në aspektin teknik, Messi mban edhe rekordin për më shumë driblime të suksesshme në historinë e Kupës së Botës. Në vitin 2014 ai realizoi 46 driblime të suksesshme, ndërsa vetëm Jairzinho (47 në vitin 1970) dhe Maradona (53 në vitin 1986) kanë më shumë në një edicion.
Paraqitja ndaj Algjerisë ishte ndeshja e tij e 27-të në Kupën e Botës. Messi kishte thyer më parë rekordin e Lothar Matthaus me paraqitjen e 26-të në finalen e Katarit 2022 dhe tani synon të bëhet lojtari i parë që arrin 30 ndeshje në këtë turne.
Dominimi i Messit shihet edhe te çmimet individuale. Ai është zgjedhur “Lojtari i Ndeshjes” 12 herë në Kupën e Botës, më shumë se çdo lojtar tjetër. Statistikat ndaj Algjerisë nuk ishte thjesht një fitore për Argjentinën, por një tjetër kapitull historik në karrierën e Lionel Messit, i cili vazhdon të thyejë kufijtë e rekordet në skenën më të madhe të futbollit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
