Gjykata e Tiranës ka liruar dy protestuesit e Unazës së Re, të arrestuar dy ditë më parë. Në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura dhe larg syrit të mediat është lënë i lirë Kujtim Ylli, pasi gjykata e cilësoi të paligjshëm ndalimin e tij. Ndërsa për Romeo Llullën është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie.

Këta persona akuzohen nga policia për shkatërrim prone, kundërshtim të forcave të policisë dhe tubim i paligjshëm.  Deputeti i opozitës, Klevis Balliu, që ndoqi seancën, i cilësoi arrestimet politike duke paralajmëruar se protesta do të vazhdojë.

Tv Klan