Raportim Live

Mungesa e Brojës dhe rikthimi i Berishës, Maran sqaron zgjedhjet (E PLOTË)

Maran: I kemi mundësitë për vendin e parë në grup

“Do të jemi të ndërgjegjshëm se cila është forca jonë dhe kemi karakteristika të caktuara, që duhet t’i shfrytëzojmë dhe mos kemi frikë. Nuk jam shumë pragmatist, do të shohim si do zhvillohet skuadra në fushë. Nuk varet vetëm nga sistemi i lojës, por dhe qasja që do ketë skuadra. Për të arritur besimin dhe vlerësimin, duhet paraqitje dhe rezultate shumë të mira. Jemi të bindur që duke shfrytëzuar këto karakteristika, do të bëjmë mirë.

Për krahun e djathtë, kam zgjedhur këta lojtarë, pasi mendoj se këta janë të duhurit aktualisht. Ndërkohë, ne kemi dhe lojtarë të tjerë, të cilët mund të bëjnë edhe rolin e mbrojtësit të djathtë, si për shembull Sina, i cili, edhe pse është mbrojtës qendre, mund të luajë edhe në anën e djathtë. Duke u bazuar edhe te moduli dhe se si ne do të luajmë, dhe duke marrë parasysh që ne fokusohemi për të krijuar hapësira dhe të jemi më të avancuar në sulm, mendoj se mund të funksionojë. Kemi lojtarë të përshtatshëm edhe për këto pozicione. Po ashtu, edhe lojtari i U21 ishte i dëmtuar, ndaj kam bërë zgjedhje të ndryshme.

Po, objektivi ynë është vendi i parë në grup. Me lojtarët që kemi mund ta bëjmë dhe i kemi të gjitha kartat në dorë për t’ia arritur.“

download app

Rolando Maran: Shpresoj që sulmuesit të kenë ruajtur gola për Shqipërinë

“Shpresoj që sulmuesit të kenë ruajtur disa gola dhe për ne, pasi kemi nevojë. Sigurisht që kam besim te kapaciteti i tyre. Nuk ka qenë e lehtë për ta bërë listën. Ka lojtarë të tjerë që kanë cilësi për të qenë pjesë e kësaj liste. Kjo më jep mundësinë të kem sa më shumë lojtarë që mund të jenë protagonistë dhe që mund të japin një kontribut thelbësor edhe në aspektin e shënimit të golave.

Në ndeshjet e qershorit janë bërë gjëra pozitive e negative. Ishte e rëndësishme që të mbërrinim në këto ndeshje me përqendrim dhe një pikëpamje më të mirë. Ndeshjet na kanë dhënë indikacionin, si pozitivisht, edhe negativisht, që duhet ta mendoj e shfrytëzoj. Ideja do të jetë që të punojmë dhe në gjëra të ndryshme, në varësi të lojtarëve që do të hedh në fushë, duke i vendosur në kushtet ideale për të dhënë maksimumin. Janë gjëra që duhet të rishikoj, sepse ka gjëra që nuk janë natyrale për këtë skuadër e që në këto ndeshje do t’i vendosja në zbatim.

Unë dua të shoh një Shqipëri që lufton dhe që hyn në fushë për të bërë ndeshjen më të mirë dhe për të qenë më të mirë se kundërshtarët, dhe çdo lojtar të lëshojë çdo pikë djerse që ka për të bërë një ndeshje sa më të mirë.“

Maran: Objektivi është të dalim të parët në grup, jemi pak të limituar në krahasim me kombëtaret e tjera

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran doli sot, e shtunë, 19 shtator në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjeve që Shqipëria luan në Nations League.

Maran u shpreh se objektivi është vendi i parë në grup por gjithashtu tha se Shqipëria është pak e limituar në zgjedhjet e lojtarëve në krahasim me kombëtaret e tjera.

“Shumë shpejt do të shohim edhe lojtarë të grumbulluar, edhe lojtarë të rinj. Në fakt është reflektimi i duhur, por rikthehem në datën 19 maj ku edhe në atë çfarë kemi diskutuar me presidentin e federatës, objektivi ka qenë që të dalim të parët në grupin e Nations League dhe sigurisht edhe emrat që përmendët janë emra që në fazën ofensive ne kemi tashmë lojtarë të rëndësishëm dhe që kanë eksperiencë. Sigurisht që kemi sjellë edhe lojtarë të rinj si prsh rasti i Sinës që është vënë në evidencë kohët e fundit por në këtë rast rëndësi ka edhe rezultati. Siç e thashë edhe më përpara janë lojtarë me karakteristika ofensive këta që u përmendën por mund të kem grumbulluar disa lojtarë ekstra në pozicione të caktuara kur gjendja optimale nuk ka qenë për lojtarët e tjerë. Sigurisht që objektivi im është ta çoj përpara grupin. Mund të jemi pak të limituar në krahasim me kombëtaret e tjera, sepse kanë një numër shumë të madh lojtarësh nga ku mund të zgjedhin por sigurisht që do kemi hapësira për të pasur lojtarë të rinj në vazhdim”, tha Maran.

Rikthimi i Berishës, Maran: Është një nga portierët më të mirë të Shqipërisë

“Me Berishën kam folur qartësisht, në sensin që për mua është një lojtar i skuadrës, sepse për mua, kur një lojtar luan dhe mbron për klubin e tij në kampionat, do të thotë që është një lojtar në gjendje të mirë. Duhen konsideruar të gjithë aspektet. Nuk ka rëndësi nëse është 17 apo 37 vjeç. Unë e vlerësoj mes portierëve më të aftë të Shqipërisë. Nëse do të ishte Strakosha, do të vinte gjithsesi. Do të vinte gjithsesi e do të zgjidhja kush është më mirë. Kam shumë besim te potenciali i tij. Do të kuptoj nëse meriton të luajë më shumë ai apo tjetri. Mendoj se është pjesë e ligjit të sportit dhe është e drejtë kështu.

Gruda, Adri Mehmeti, Arda Kurtulan? Sigurisht, të gjithë e dinë, interesi në mënyrë direkte apo indirekte i është manifestuar. I kam krahët e hapur për të gjithë që duan të bëjnë pjesë në këtë Kombëtare dhe të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi. Tani e tutje dua të flas për lojtarët që janë në këtë listë, sepse ata më interesojnë dhe janë ata që sjellin gëzim dhe fitore. Të gjitha procedurat që duheshin janë bërë. Unë preferoj të flas për lojtarët që janë pjesë e kësaj liste dhe që e duan shumë këtë fanellë.“

Broja dhe Bajrami jashtë, Maran sqaron zgjedhjet në listë

“Tani janë kushte të tjera që mund të ndikojnë në bërjen e listës. Për të bërë listën, jam fokusuar te monitorimi dhe te ajo që kam parë në javët e fundit.

Berisha ka treguar se ka cilësi të mira si portier dhe duke u ndikuar nga dëmtimi i Strakoshës, mora portierët më të mirë në gjendje. Për Brojën dhe Bajramin, kam vlerësuar kushtet e përgjithshme. Kombëtarja nuk është portë që mbyllet, por këto janë zgjedhjet e mia.

Sa i përket Kerjotës, e kemi vëzhguar që nga sezoni i kaluar. Ka karakteristika që e ndihmojnë skuadrën. E vështirë dhe e lodhshme të ndjekësh lojtarët në kampionate të ndryshme. Doja ta shihja nga afër. Sina është lojtar që është vënë në evidencë dhe ka qenë protagonist. Në mbrojtje mund të kemi disa vështirësi. Të shohim nëse mund të vazhdojë me ne, apo të vazhdojë te U-21.”

Konferenca e trajnerit Maran

Nga mungesa Brojës te rikthimi i Berishës, Maran i bindur: I kemi mundësitë për vendin e parë