Liverpool fitoi ndeshjen e shtatë radhazi në Premier League duke mos lëshuar kreun e klasifimit edhe këtë javë. Ekipi i Jurgen Klopp, edhe pse rrezikuan të pësonin në disa momente, festuan në fund suksesin 2 – 0 në fushën e Wolverhampton. I pari shënoi Momo Salah, goli i 11 në këtë sezon. Vendimtar ishte Virgil van Dijk, i cili vulosi fitoren e Liverpool.

Klopp nuk e aktivizoi për asnjë minutë në këtë sfidë Shaqirin, ndëshkuesi i Manchester United dhe Mourinho javën e kaluar. Manchester City momentalisht është 4 pikë larg, por duhet të luajë ndeshjen me Crystal Palace sot në orën 16:00.

Tv Klan