Klopp: Jam i zhgënjyer nga mënyra se si luajtëm

Pas 2 barazimeve erdhi edhe humbja për Liverpool në kampionat. Ekipi kampion në fuqi i Anglisë u mund 1 – 0 nga Southampton të hënën në St. Mary’s Stadium.

Goli i Daniel Ings në minutën e dytë vendosi sfidën përmbyllëse të javës së 17. Livepool u ndëshkua nga një ish-lojtar, ndërsa loja e ekipit të tij zhgënjeu trajnerin Jurgen Kloop.

“Përgëzime kundërshtarit që e meritoi fitoren. Jam i zhgënjyer nga mënyra se si luajtëm, pasi humbën shumë topa. Duhet të ishim paraqitur më mirë”.

Liverpool tani rrezikon vendin e parë në renditje, pasi është me po aq pikë sa Manchester United, 33. Pranë janë edhe skuadra të tjera si Leicester City, Tottenham apo Manchester City.

Tv Klan