Liverpool nuk gabon dy herë. Pas humbjes me Nottingham një javë më parë, të kuqtë u rikthyen të fitorja duke mposhtur pastër Bournemouth me rezultatin 3-0.

Dopieta e Diaz dhe goli i Nunez, i dhanë triumfin skuadrës së Slot, që ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 12 pikë, pas pesë javëve kampionat.

Fitore regjistroi edhe Tottenham, që mposhti skuadrën e Brentford me përmbysje me rezultatin 3-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh pas 1 minute lojë, por “Spurs” përmbysën gjithçka, me golat e Solanke, Johnson dhe Maddison. Me këtë fitore, Tottenham mban vendin e 10-të në renditje me 7 pikë.  

Në ndeshjet e tjera, Leicester barazoi 1-1 ndaj Everton, ndërsa Aston Villa mundi 3-1 Wolves-in. /tvklan.al