“Pushteti vendor të angazhohet në luftën ndaj fenomenit”

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkoi angazhim maksimal në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Ai thotë se pushteti vendor duhet të marrë më shumë përgjegjësi për të goditur këtë veprimtari kriminale. Sipas ministrit, 4 qarqe vazhdojnë të mbeten problematike, ndërsa sqaroi se policia do të përdorë edhe flotën ajrore për zbulimin e parcelave me kanabis.

Policia duhet të angazhohet edhe në operacionet e saj, për monitorimin e territorit, monitorimin ajror. Në funksion të monitorimit ajror dua që në intesitet të lartë tashmë të përdoret flota jonë ajrore që kemi në dispozicion, flota e helikopterëve. Sipas informacioneve, zona me risk konsiderohen ende disa qarqe të vendit, si qarku i Gjirokastrës, i Shkodrës, i Durrësit, i Vlorës. Tentativa për kultivim ka në shumë qarqe të vendit”.

Lleshaj kërkoi luftë edhe brenda radhëve të uniformave blu.

“Për fat të keq duhet të them që edhe sivjet ka patur raste të tilla punonjësish policie, të cilët ose nuk kanë bërë detyrën në rastin më të thjeshtë, ose e kanë bërë keq, ose janë përpjekur për ta dëmtuar atë, përmes përfshirjes në veprimtari të paligjshme dhe kriminale”.

Një ditë më parë në një raport të Agjencisë për Monitorimin e Drogave dhe Europol, parashikonte se në Shqipëri do të rritet kultivimi kanabisit që gjatë 2020 si pasojë edhe e angazhimit të policisë më masat anti-Covid.  

Tv Klan