Kombëtarja e Italisë është gati për aktin e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Pas fitores spektakolare në “San Siro” ndaj Francës 3-1, të kaltrit do të udhëtojnë drejt Brukselit për t’u përballur të dielën me Belgjikën, në një takim ku do të vendoset fati i kualifikimit për në çerekfinale.
Aktualisht, Italia udhëheq grupin me 10 pikë, aq sa ka edhe Franca, por avantazhi në ndeshjet direkte i pozicionon italianët në vendin e parë. Nga ana tjetër, Belgjika vjen pas triumfit ndaj Turqisë dhe renditet në kuotën e 9 pikëve.
Për kualifikimin, Italisë i mjafton edhe një barazim në Bruksel ndaj “Djajve të Kuq” për të prerë biletën për në çerekfinale, ku kalojnë dy vendet e para.
Një fitore do t’i jepte kreun e grupit Italië, pavarësisht rezultatit të Francës. Në rast barazimi, vendi i parë konfirmohet nëse Franca nuk fiton ndaj Turqisë.
Të dalësh i pari në grup do të thotë të sigurosh vazon e parë në short, pikë dhe mundësinë për të luajtur ndeshjen e kthimit të çerekfinales në shtëpi.
Çdo humbje e mundshme të dielën do të ndërlikonte gjithçka, duke detyruar Italisë të shpresojë te një fitore e Turqisë ndaj Francës.
/tvklan.al












Botërori 2026 
