Lajme Arkiva 2003

Ndër punët e paraqitura në bienalen e Tiranës vihet re dhe një punë e artistit Jota Kastro. Ndoshta shumë njerëz i kanë hedhur një vështrim mospërfillës murit ku është shkruar me shkronja të dukshme Jota-Lloto, e cila është edhe puna e bienales së këtij artisti.

Por shumë pak e kanë kuptuar se ajo është një llotari e vërtetë, e cila në fund të edicionit të dytë të bienales do të shpallë edhe fituesin e saj që do të përfitojë një shumë prej 1000 Euro.

Kjo shumë ishte akorduar nga organizatorët e bienale së Tiranës për realizimin e punës që Kastro do të paraqiste në këtë aktivitet.

Ndërkohë që ky artist mendoi ta vinte në përdorim për të rritur interesin e atyre që duan të vizitojnë bienalen. 

Gjithkush mund të marrë pjesë në këtë llotari me kusht që të ketë vizituar bienalen e Tiranës dhe të plotësoj  një pyetësor shumë të thjeshtë që ka të bëjë me punët e ekspozuara në të.

Fituesi do të shpallet ditën e fundit të aktivitetit. Ndërkohë që është vënë re një rritje e menjëhershme e vizitorëve të bienales dhe kjo sipas organizatorëve si pasojë e fillimit të vitit shkollor./tvklan.al