Vetëm dy ditë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2026, Italia është përballur me një seri sulmesh kibernetike.
Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, njoftoi se sistemet e sigurisë arritën të mbrojnë sulmet që kishin si shënjestër institucionet qeveritare dhe faqet e Lojërave Olimpike.
Sipas autoriteteve italiane, sulmet e kanë origjinën nga Rusia dhe synonin të destabilizonin infrastrukturën digjitale të aktivitetit.
Janë goditur faqe të ndryshme të Ministrisë së Jashtme, si dhe sisteme të hoteleve në zonën e “Cortina d’Ampezzo” ku do të mbahen garat.
Ky incident vjen në një klimë të tensionuar, ku Rusia merr pjesë me një delegacion shumë të vogël dhe nën flamur neutral. Përvoja e hidhur nga Lojërat e Parisit 2024 ka shërbyer si një mësim për të forcuar mbrojtjen kibernetike në këtë edicion dimëror.
Siguria mbetet prioritet absolut deri më 22 shkurt, kur edhe do të mbyllen zyrtarisht lojërat.
/tvklan.al












Botërori 2026 
