Aleanca dhe Alternativa kërkojnë kryeministër shqiptar

LSDM e Zoran Zaev duket se është afër arritjes së marrëveshjes për krijimin e koalicionit qeverisës me BDI-në e Ali Ahmetit. Pavarësisht retorikës së ashpër të përdorur gjatë fushatës, të dyja këto forca janë duke biseduar mbi parimet e bashkëqeverisjes. Këtë e bën të ditur se LSDM e cila thekson se me PDI-në kanë rënë dakord për zbatimin e marrëveshjeve të rëndësishme si ajo e Prespës dhe ajo e Ohrit, si dhe të refuzojnë çdo formë të urrejtjes me bazë nacionalizmin.

“Në bisedimet me partinë politike BDI, jemi pajtuar plotësisht për respektimin e Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Ohrit. Jemi të përkushtuar ndaj kohezionit social, shoqërisë së fuqishme dhe tolerante, sundimit të së drejtës dhe kemi pajtueshmëri të plotë që ti kundërshtohemi çdo forme të urrejtjes dhe nacionalizmit”.

Nga LSDM shtojnë se është e nevojshme që kuadrot të propozuara për çdo sektor të jenë kualitativ dhe të përgjegjshëm. Të dy palët gjithashtu janë pajtuar se duhet të pastrohet sistemi gjyqësor dhe të ketë kontroll të kapitalit të çdo funksionari.

Por pavarësisht këtyre zhvillimeve, VMRO-DPMNE nuk i ka humbur shpresat për të gjetur shumicën e nevojshme që do i jepte të drejtën asaj të propozonte kryeministrin e ri. Sipas zëdhënësit të kësaj force, Dimçe Arsovski i kërkoi LSDM-së që të bëjë të ditur nëse ka gjetur mbështetjen për krijimin e qeverisë së re.

Ndërkohë që forcat e tjera politike shqiptare i kanë kërkuar Ali Ahmetit të mbajë premtimin për kryeministër shqiptar, në të kundërt ata kanë theksuar se nuk do e mbështesin qeverinë e re.

“Të kërkosh dhe të presësh që krejt këto do i falim dhe do mashtrohemi me llafologji patriotike, ky është ofendim i inteligjencës. Rrugët tona janë të ndara. Nëse e bëni Naser Zyberin kryeministër, i keni edhe 12 votat tona. Por, nëse nuk e bëni Naser Zyberin kryeministër, vendi juaj është në opozitë”.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Arben Taravari. 

Tv Klan