Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të procesit të votimit në disa qendra votimi të Qarkut të Beratit.

Për pasojë, ky subjekt politik kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Beratit.  Sipas LSI-së votimi në këto QV ka ndodhur në shkelje të ligjit duke dëmtuar në këtë mënyrë rëndë procesin zgjedhor.

Në një shkresë tjetër dërguar KQZ-së kërkohet gjithashtu ndryshimi i vendimit të Celibashit për tabelën e rezultatit të vendimit në këtë qark. Po ashtu kërkohet rinumërim dhe rivlerësim i votave në disa ZAZ. /tvklan.al