Përmend vargjet e Nolit duke ia cituar Migjenin

Nga Vlora ku prezantoi kandidatët për deputetë të LSI-së, Monika Kryemadhi ftoi banorët e këtij qarku të ndëshkojnë me votë Kryeministrin Rama, por ndërsa përmendi vargjet e Nolit, Kryemadhi tha se kishte cituar Migjenin.

Kryemadhi tha se Rama nuk ka mbajtur premtimet dhe se pas 25 Prillit askush nuk do mund t’i mbrojë hajdutët e pronave të vlonjatëve.

Kryemadhi komentoi edhe marrëveshjen me PD-në, që sipas saj synon marrjen e një përgjegjësie të madhe për të ardhmen e vendit.

Tv Klan