Lufta mes Iranit dhe Izraelit nuk po bëhet vetem nga ajri.
Pas operacionit “Luani në ngritje” Mosaddi ka nisur një fushatë intimiduese kundrejt gjeneralëve iranianë. Në një audiopërgjim ekskluziv të siguruar nga prestigjozja amerikane Washington Post një përfaqësues të agjensisë izraelite ka telefonuar në numrin personal një gjeneral të lartë Iranian.
Hossein Salami është komandanti i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit që u vra gjatë sulmeve ajrore të Izraelit të premten e 13 qershorit.
Më tej gjeneralit të lartë iranian i kërkohet të bëjë një video ku deklaron distancimin nga regjimi iranian dhe që nuk është i gatshëm për të sakrifikuar jetën e tij për njerëzit që shkatërruan vendin për mbi 46 vite.
Videon gjenerali iranian duhet t’a dërgonte në telegram por nuk jepen detaje nëse gjenerali ka rënë pre e presionit dhe ka nisur videon në adresën që i është kërkuar. Operacioni intimidues ka filluar pas valës së sulmeve ajrore izralit ndaj qendrave të komandës në Teheran.
Telefonatat me figura kryesore ushtarake dhe të sigurimit Iranian ishin pjesë e fushatës së fshehtë izraelite për të përçarë dhe destabilizuar regjimin iranian thuhet në artikullin e Washington Post duke ju referuar tre burimeve me njohuri për opeacionin e parë të Netanjahut.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
