Mes mesazheve të kontradiktorë mbi përfundimin e luftës në Iran, mediat amerikane paralajmërojnë për një luftë të brendshme pushteti brenda Shteteve të Bashkuara, midis atyre që kërkojnë të shpallin sa më shpejt një fitore, pavarësisht situatës reale dhe atyre që duan të vazhdojnë konfliktin.
Presidenti Donald Trump ka alternuar mes deklaratave se konflikti “do të përfundojë shumë shpejt” dhe se “do të duhet kohë”. Javën e kaluar, ndërsa Trump deklaroi se “jemi në fund të luftës”, shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, tha se “jemi vetëm në fillim”.
Sipas Reuters, disa anëtarë të stafit presidencial paralajmëruan Trump për rrezikun që rritja e çmimeve të karburantit mund të ketë një kosto të lartë politike për zgjedhjet e mesmandatshme në nëntor, ndërsa të tjerë e shtyjnë presidentin të mbajë ofensivën ndaj Iranit.
Trump kishte fituar fushatën presidenciale duke premtuar t’i jepte fund luftës dhe të ndalonte “ndërhyrjet ushtarake të kota”, por që kur u rikthye në Shtëpinë e Bardhë ka kërcënuar me pushtime, ka arrestuar presidentë të tjerë dhe ka sulmuar në Lindjen e Mesme, duke shkaktuar një konflikt që ka trazuar jetën e gjithë rajonit.
Presidenti vazhdon të thotë se të gjitha objektivat janë arritur dhe se fitorja do të shpallet së shpejti, por mesazhet mbeten të paqarta. Të mërkurën, gjatë një mitingu në Kentucky, Trump deklaroi nga skena: “Ne kemi fituar luftën”, për t’iu kthyer më pas: “Nuk duam të largohemi kaq shpejt, apo jo? Duhet të përfundojmë punën”. Ky mesazh i dytë u prit me një heshtje të pazakontë nga baza MAGA, duke shqetësuar stafit presidencial.
Këshilltarët ekonomikë dhe përfaqësues të Departamentit të Thesarit paralajmëruan se një shok në tregun e naftës dhe rritja e çmimeve të karburantit mund të minojnë mbështetjen për luftën brenda bazës elektorale.
Në këtë debat janë të përfshirë figura të afërta me presidentin, si shefja e stafit Susie Wiles, ndërsa në krahun tjetër janë senatorë si Lindsey Graham dhe Tom Cotton, si dhe komentatorë të mediave si Mark Levin, të cilët mbështesin vazhdimin e ofensivës për të penguar që Iran të marrë një armë bërthamore.
Nga ana tjetër, opinionistë dhe influencerë të djathtë, përfshirë ish-gazetarin e Fox, Tucker Carlson, kanë kritikuar luftën, duke e cilësuar si të pakuptimtë. Një pjesë e bazës MAGA beson se kjo është lufta e Izrael dhe jo e SHBA-së, dhe se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në mënyrë të fshehtë mban nën kontroll vendimmarrjen amerikane.
/tvklan.al












Botërori 2026 
