Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme ka bërë që edhe qeveria shqiptare të nisë koordinimet për garantimin e shtetasve shqiptarë që janë rezidentë apo që ndodhen momentalisht në këto shtete.
Kryeministri dhe ministri i Jashtëm, në pritje të dekretimit, Ferit Hoxha, kanë zhvilluar një komunikim online me të gjithë ambasadorët e Shqipërisë të akredituar në vendet e prekura nga konflikti në Lindjen e Mesme.
Detajet e komunikimit nuk bëhen të ditura, por në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, kryeministri lë të kuptohet se do të ketë një komunikim të vazhdueshëm për të rifreskuar çdo informacion që lidhet me menaxhimin e çdo kërkese që do të vijë nga shtetasit shqiptarë në zonat që ata mbulojnë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 