Eksploziv shtëpisë së Talo Çelës në Elbasan, kërkohet Dumani 

Një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e Talo Çelës. Ngjarja u regjistrua pas orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Katund i Ri, në Elbasan.

Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pasi ndërtesa ishte e pabanuar. Banesa ku ndodhi shpërthimi ndodhet fare pranë vendit ku u vra Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës.

Për ngjarjen u shpallën në kërkim Nuredin Dumani dhe 2 persona të tjerë. Nga ana tjetër, Talo Çela vazhdon të jetë në arrati.

Ai është i skeduar si autor i grabitjes së Rinasit më 9 Prill 2019, ndërsa mbetet autori kryesor i dyshuar në vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, në Prill të vitit të kaluar.

Policia e Elbasanit, lidhur me shpërthimin me tritol në godinën e pabanuar të Talo Çelës,  si pistë kryesore po heton atë të konflikteve mes grupeve kriminale.

Kujtojmë se dy ditë më parë një sasi tritoli u hodh pranë banesës së Skënder Hoxhës, kushëririt të Nuredin Dumanit.

Klan Plus