Uells-Poloni, Ukrainë-Islandë dhe Gjeorgji-Greqi për një vend në Europian

Uells – Poloni, Ukrainë – Islandë dhe Gjeorgji – Greqi do të jenë takimet që do të vendosin ekipet që do të sigurojnë një vend në finalet e Euro 2024. Takimet do të zhvillohen të martën.

Në raundin e parë të lujtur mbrëmjen e së enjtes, Polonia mundi thellë 5 – 1 Estoninë, ndërsa Uellsi nuk e pati të vështirë të fitonte 4 – 1 ndaj Finlandës. Me të njëjtin rezultat, Islanda kaloi Izraelin.

Ukrainës iu desh të mundte me përmbysje 2 – 1 Bosnje Hercegovinën për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në finalet e Europianit. Greqia me rezultat të pastër 5 – 0 Kazakistanin, ndërsa Gjeorgjia mundi 2 – 0 Luksemburgun.

Tv Klan