Sipas mediave spanjolle shikohet si më i përshtatshmi

Luis Enrique është kthyer në kandidatin kryesor për të drejtuar Barcelona nga sezoni i ardhshëm sipas që raportohet nga radio Cadena Ser.

Trajneri spanjoll aktualisht në krye të Paris Saint Germain ku është nën kontratë deri në 30 qershor të 2025, shikohet si i preferuari i drejtorit sportiv te katalansave Deco.

Në fakt do të ishte një rikthim për Luis Enrique, i cili më parë ka qenë lojtar dhe trajner te Barcelona, duke fituar shumë trofe në të dy rolet. Enrique vlerësohet si më i përshtatshmi për të zëvendësuar Xavi Hernadez, i cili lajmëroi pak kohë më parë largimin e tij në fund të sezonit pavarërsisht rezultatit që do të arrijë.

Emrat e tjerë të përfolur për postin e trajnerit te Barça janë italiani De Zerbi dhe gjermani Flick.

Tv Klan