Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kontrabanda nga Kosova në Kukës vazhdon akoma. Edhe pse policia dhe drejtoria e doganave, ditët e fundit ka shtuar masat parandaluese, dogana e Morinit vazhdon të jetë objekt i tregtarëve kontrabandistë. Birra dhe vaji ushqimor, duket se janë edhe mallrat më të parapëlqyer për hyrjen kontrabandë nga Kosova drejt Shqipërisë.

Rasti më i fundit i ndalimit nga policia të një tregtari me mall kontrabandë ishte dje. Në hyrje të qytetit të Hasit, patrulla e policisë ndaloi për një kontroll të zakonshëm një furgon me targa të Pukës, i drejtuar nga 40-vjeçari Shaban Sulejmani. Furgoni që sapo ishte kthyer nga Kosova kishte brenda 2360 litra birrë dhe 450 litra vaj ushqimor. I gjithë malli ishte pas asnjë lloj dokumentacioni dhe vetë Sulejmani pranoi se i kishte kaluar ilegalisht.

Malli kontrabandë dhe vetë i zoti u ndaluan më pas nga policia, por ky rast tregon edhe njëherë neglizhencën apo përfshirjen e punonjësve të doganës së Morinit në kontrabandë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj