Në Lushnjë u zhvillua një koncert i veçantë me rastin e 87-vjetorit të lindjes së këngëtares Vaçe Zela. Artistë të ndryshëm sollën në skenë këngë të interpretuara nga ikona e muzikës shqiptare.
Një koncert homazh për artisten e Popullit, Vaçe Zela. Artistë të ndryshëm u bënë bashkë për të risjellë në skenë këngë të ndryshme të ikonës së muzikës shqiptare. Aktiviteti, që erdhi me rastin e 87-vjetorit të lindjes së Vace Zelës, u zhvillua në qendër të qytetit të Lushnjës. Organizimi bashkoi dhjetëra qytetarë dhe artdashës.
Artistët sollën këngët më të njohura të Vace Zelës.
Aktiviteti u organizua nga Bashkia e Lushnjës dhe kishte si synim ruajtjen e veprës së Vace Zelës.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 