Ndryshimet klimatike po ndjehen kudo, dhe së fundmi temperaturat ekstreme kanë prekur Evropën, temperatura që mund të jenë tipike të muajve më të nxehtë të verës. Të njejtat temperatura, të afërta me ato afrikane, po ndjehen kudo në planetin tonë dhe me zhvendosjen e stinëve.

Fenomeni po ndikon në natyrë, dhe temperaturat e larta po bëhen edhe më të larta me valë të nxehti, edhe në ishuj tropikale. Problematika e përsëritur ndër vitet e fundit, ka prekur edhe një ndër ishujt më të bukur në planet, Madagaskar, në këmbët e Afrikës, ndryshe i njohur edhe si ishulli i thesareve natyrore, kryesisht pemës Baobab.

E tillë është ajo më e lashta që ndodhet në këtë territor , Tsitakakantsa, rreth 1500 vjeçare, e gjerë 30 m e që ekspertët thonë se pema ka ardhur ndoshta në fund të ciklit të jetës, e shumë shpejt do të shembet, si pasojë e shkaqeve të jashtme, dhe një ndër arësyet mund të jenë temperaturat ekstreme.

Baobab konsiderohet Puma e Jetës, është symbol i Madagaskarit , konsiderohet e shenjtë për popullsitë lokale, që shpesh për ti shpëtuar thatësirës e përdorin dhe si burim uji, për sasitë e larta që arrin të depozitojë. 

Nga 8 speciet ekzistuese në botë të pemës Baobab, 6 gjenden në këtë ishull dhe për tribute vendase, konsiderohet e shenjtë.

Ndryshimet klimatike po cënojnë gjithë ishullin që në dekadën e fundit është përballur me stuhi ekstreme dhe fenomene që kanë sjellë shkatërrim dhe po vënë në rrezik shumë specie, të faunës e florës globale. Madagaskari, ishulli i 4 më i madh në botë, pas Groenlandës, Guionesë së Re, dhe Borneo i njohur edhe si kontinenti i tetë.

Njihet ndryshe edhe me emrin Ishulli i kuq, për shkak të terrenit dhe dheut në këtë ngjyrë, dhe konisderohet si një ndër parajsat e biodiversitet në gjithë planetin tonë, pasi 80% e specieve që jetojnë aty, si në botën vegjetale ashtu dhe të kafshëve, janë tipike të ishullit e nuk gjenden në asnjë vend tjetër në Tokë. Dhe të gjitha konsiderohen të rralla, të brishta dhe në rrezik.

Madagaskari u shkëput 140 mln vite më parë nga superkontinenti Gondëana, dhe pjesa lindore e ishullit, edhe me lagështirë më të lartë, në origjinë ishte e mbuluar nga pyll gjigand tropikal me palma e bamboo, por aktualisht sipërfaqja është reduktuar shumë si pasojë e aktivitetit njerëzor.

Ndërsa pjesa tjetër është e dominuar nga specie që duan shumë dhe rezistojnë thatësisrës së gjatë, ndër të cilat edhe pemët Baobab, që janë dominante të peisazheve.

Këto pemë mund të akumulojnë deri në 120 mijë litra ujë, dhe degët e tyre duken si rrënjë të drejtuara nga qielli, e për këtë konisderohen dhe mbrohen nga popullsitë lokale si të shenjta e mbrojtës shpirtëror.

Njeriu medohet se mbërriti në këtë ishull në oqeanin Inidan rreth 2400 vjet më parë, dhe që atëherë mendohet se Madagaskari ka humbur rreth 90% të pyllit të tij fillestar të origjinës.

Mrekullitë që ruan janë ende të shumta në këtë vend që natyra e ka bekuar me shumë mrekulli. Njihet ndryshe edhe si kryeqyteti botëror i vaniljes, pasi është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh në botë.

Ngjyra e kuqe e terrenit mbërrin nga përqëndrimi mjaft i lartë i hekurit dhe aluminit, që jo vetëm i japin bukurinë por faktor vendimtar në pasurinë e tokës pjellore.

Ishulli është një mozaik kulturash, me 18 grupe etnike, ku shumë tribu ruajnë me fanatizëm rite antike, të drejtuar nga të ashtuquajturit Vintana që janë individë që mendohet se kanë fuqi të veçanta, dëshmi kjo e thellësisë shpirtërore.

5% e biodiversitetit botëror ndodhet këtu, përfshirë edhe barrierën e dyte koralore më të madhe në botë, me një habitat shumë të pasur të jetës detare.

Panorama e plazheve janë të panumërta, me ujërat e kristalta, dhe rërën e hollë e të imët, në brigjet e oqeanit Indian.

Klan News

/tvklan.al